Zbulohet shuma që futbollisti argjentinas ka shpenuzar gjatë karantinës për pushime

Zbulohet shuma që futbollisti argjentinas ka shpenuzar…

Një karantinë prej miliarderi ajo e Ezequiel Lavezzi, që prej pak muajsh i ka dhënë lamtumirën futbollit. Ish-sulmuesi i Napolit ka kaluar dy muaj fillimisht në ishullin e Karaibeve franceze të Saint Barth së bashku me të fejuarën Natalia Borges, pastaj fluturoi në Saint Tropez, ku ndodhet edhe tani. Sipas raportit të LAM (trembedhjetë) qendrimi në ishullin e parajsës, mes komfortit ekstra-luksoz e verërave të zgjedhura, i ka kushtuar Pocho 1,5 milionë dollarë.

“Cdo javë akomodimi që Lavezzi dhe e dashura e tij kanë kaluar në Karaibe ka kushtuar 175 mijë euro, dicka e përafërt me 25 mijë euro në natë. Këtyre, i duhen shtuar shpenzimet ekstra që lidhen me një një garsoniere të nivelit të lartë. Por nëse ka dicka që Pocho ka mësuar gjatë periudhës së qendrimit në Europë, është shija e rafinuar për jetën e bukur. Verërat ekskluzive të shërbyer në tavolinë kalojnë frikshëm rrogën e pothuaj cdo punëtori argjentinas. Cdo shishe kushton mes 400 e 4.000 euro”. Disa ditë më parë ish-futbollisti fluturoi vetëm për në Saint Tropez, ku është takuar me disa shokë të vjetër të Psg, si Verratti e Marquinhos.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit