Zbulohet skema, shqiptarët paguajnë persona që t'i nxjerrin nga qendrat e dëbimit

Zbulohet skema, shqiptarët paguajnë persona që t’i…

Shqiptarët kanë krijuar një tjetër skemë që t’u shpëtojnë autoriteteve birtanike. Ata po u ofrojnë deri në 3000 paund disa personave që të dalin si garantorë të rremë, për t’u shmangur atyre qëndrimin në qendrat e paraburgimit.

Garantuesit po reklamojnë në platformat e mediave sociale si Tiktok dhe Facebook, duke u ofruar emigrantëve një adresë në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të t’i shpëtojnë paraburgimit. Emigrantët duhet të ofrojnë dëshmi të një adrese legjitime në Britani përpara se të lirohen me kusht imigracioni.

Sipas Daily Telegraph, garantuesit po ofrojnë gjithashtu përmes faqes së tyre në Tiktok, heqjen e etiketave elektronike të shqiptarëve që përdoren për të parandaluar arratisjen e emigrantëve pasi të lirohen.

Mashtrimi vjen pasi Home Office po përpiqet të përshpejtojë dëbimin e mijëra shqiptarëve që kaluan Kanalin vitin e kaluar. Shqiptarët përbënin rreth një të tretën e 47,755 emigrantëve që arritën me varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit