Zbulohet SMS-ja që nxorri nga shtëpia Endri Mustafën, viktima doli pa makinë

Zbulohet SMS-ja që nxorri nga shtëpia Endri…

Zbulohet një tjetër detaj që do të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa. Gazetari Senad Nikshiqi ka dhënë për BalkanWeb detaje për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Gazetari tha se  tre ditë më parë Mustafa mori dy mesazhe në celular në darkë për të dalë jashtë shtëpisë. “Eja dil pak”, është teksti i shkurtër që viktima ka marrë për të dalë nga banesa.

Viktima nuk është larguar me makinë por kanë shkuar e kanë marrë. Denoncimi në polici është bërë nga nëna e tij, që ka shprehur shqetësimin që i biri nuk i ishte kthyer në shtëpi, por nuk ka folur për konflikte të mundshme të tij me persona të tjerë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit