Zbulohet “spiuni” i shtetit| Identifikohet eksperti i IT që nxorri të dhënat e pagave

Zbulohet “spiuni” i shtetit| Identifikohet eksperti i…

Moza Seraj është përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Tatimeve ishte emri që qarkulloi në media si krijuesja e dosjes së pagave të publikuara në mediat online. Megjithatë ky emër nuk ka mjaftuar për Prokurorinë pasi hetimet janë shtrirë edhe më tej me një sërë emrash të marrë në pyetje e të investiguar. Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, kanë ngritur dyshime të forta mbi një specialist IT.

Sipas njoftimit të prokurorisë, punonjësi i dyshuar të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. Ky pritet të jetë edhe i dyshuari kryesor i publikimit të të dhënave, që mund të nxjerr edhe emra të tjerë nëse ka qenë i porositur.

Njoftimi:

Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave. Ndërsa gjatë kësaj faze, është arritur të ngrihen dyshime të forta mbi një specialist IT.

Punonjësi, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. Ky punonjës është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje.

Hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, por nuk është pranuar nga ana e tij, që të jetë ai personi që ka kopjuar informacionin.

Deri në këtë fazë të hetimit, njësia policore “C” dhe prokuroria e Tiranës, kanë arritur të faktojnë futjen në server të këtij specialist IT në mënyrë të paautorizuar.

Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave, duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor.

Njëherësh dhe me autorizimin jepet dhe arsyeja dhe qëllimi i futjes në sistemin e pagave mujore.

Specialisti i “IT”, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar prej shefave të tij dhe për pasojë ai dyshohet nga policia dhe prokuroria se ka kryer kopjimin e 637 mijë pagesave të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Në total deri në këtë fazë të hetimit janë marrë në pyetje 10 persona, ndërsa çështjes i është bashkangjitur dhe kallëzimi penal i ministrisë së Financave dhe disa qytetarë të tjerë.

Nga veprimet e kryera deri në këtë moment rezulton se “Username”, për të pasur akses hyrje në servera, ku mbahen të dhënat e pagesave mujore, e kanë pasur shumë persona.

Por këta individë nuk kishin mundësi teknike për të kryer marrjen e dhënave në formatin që kanë dalë në publik. Pasi është marrë databaza qendrore, ku janë numrat e ID, pozicioni i punës, kompania etj. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet edhe emri i të dyshuarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit