Zbulohet vrima e zezë 'ultramasive', 33 miliardë herë më e madhe se Dielli

Zbulohet vrima e zezë ‘ultramasive’, 33 miliardë…

Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë gjigante, 30 miliardë herë më e madhe se masa e diellit tonë, që fshihet në thellësitë e universit qindra miliona vite dritë larg. Kjo e ashtuquajtur vrimë e zezë ultramassive mund të jetë një nga vrimat e zeza më të mëdha që janë zbuluar ndonjëherë, thanë shkencëtarët në një studim të botuar së fundmi.

Kjo vrimë e zezë mund të mbetet një nga vrimat më të mëdha të zbuluara ndonjëherë, sepse fizikanët mendojnë se vrimat e zeza nuk mund të rriten shumë më tepër se kaq”, tha James Nightingale, një nga autorët e studimit. 

Për të vlerësuar madhësinë e vrimës së zezë, shkencëtarët studiuan një fenomen natyror të quajtur lente gravitacionale. Objektet supermasive, si galaktikat, mund të kenë një tërheqje gravitacionale që është aq intensive sa që përkul rrezet e dritës. Kur një galaktikë është përballë një tjetre, galaktika në plan të parë mund të shtrembërojë dritën e galaktikës pas saj. Drita nga galaktika në sfond më pas zmadhohet, duke e bërë atë të dukshme për shkencëtarët në Tokë. 

Ata shikuan fotografitë e galaktikave të largëta të marra nga teleskopi Hubble dhe gjetën një galaktikë që po krijonte këtë efekt lente. Kjo foto shihet më poshtë, ju mund të shihni pikën e ndritshme të një galaktike në plan të parë në mes, dhe harkun e dritës nga galaktika e sfondit në këndin e sipërm djathtas. Një lëvizje e vogël drite shihet gjithashtu pranë galaktikës në plan të parë. 

Kjo është lëvizja që shkencëtarët ishin vërtet të interesuar të kuptonin. Nightingale dhe kolegët përdorën kompjuterë për të përcaktuar se çfarë lloj vrime të zezë mund të krijonte formën që po shihnin në foto. Duke përdorur këtë teknikë, ata përcaktuan madhësinë e vrimës së zezë në qendër të galaktikës në plan të parë.

Zbulimi i kësaj vrime të zezë i shtyn prapa kufijtë e kozmologjisë, tha Nightingale për BBC.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit