Një i ri indonezian, pronar i një shtëpie, kishte rënë pre e vjedhjeve të shumta dhe kishte shkuar në polici për të bërë denoncim: por pa asnjë rezultat.
Burri vendosi t’u ngrinte vetë një pritë dhe ta kapte përgjegjësin, kështu që kërkoi ndihmën e disa fqinjëve dhe u përgatiti një kurth.
Kur erdhi nata e vonë, ai kapi katër persona që kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së tij.
Pastaj i lidhi me shirit ngjitës dhe i bëri të ngjanin si personazhet “Tinky Winky” të Teletubbies për t’u tallur me ta, duke publikuar videon e cila mori një reagim të madh dhe ngjalli debate mes atyre që e miratojnë gjestin e tij dhe atyre që e kritikojnë.
Më pas, burri njoftoi policinë lokale dhe i dorëzoi.