
Studiuesit kanë krijuar një model se si mund të duket një njeri që është i varur nga lojërat pas 20 vitesh dhe duhet ta pranojmë se kjo që do shihni nuk është aspak e këndëshme.
Modeli, i cili është quajtur Michael, është krijuar nga OnlineCasino.ca dhe tregon ndryshimet fizike që mund të pësojë një lojtar i zjarrtë gjatë dy dekadave të ardhshme nëse nuk vendos të ndryshojë rutinën e tij. Bëhet fjalë për lojtarët që ulen me orë të tëra para kompjuterit për të luajtur.

Sikurse shihet Michael nga qëndrimi i dobët ka kurriz të kërrusur dhe nën sy ka rrathë të errët nga mungesa e gjumit dhe koha e tepërt e ekranit.
Ai ka lëkurë të zbehtë dhe mungesë të vitaminës D dhe B12, ndërsa mungesa e ushtrimeve fizike e ka lejuar të marrë shumë kilogramë dhe ka deformim të duarve nga përdorimi i një mausi për periudha të gjata kohore.

Michael ka gjithashtu variçe nga rrjedhja e dobët e gjakut, e shkaktuar nga qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore dhe kyçet e ënjtura, ndërsa veshët e tij janë me qime për shkak të qarkullimit të dobët të ajrit.
Studimi u krye duke përdorur raporte me burim global mbi ndikimet fizike të varësisë nga lojërat. Varësia nga lojërat tani njihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një çrregullim psikologjik.