Zbutja e masave të sigurimit rutinë në gjykatat shqiptare/ Lirohet zyrtarja e akuzuar për mashtrim

Zbutja e masave të sigurimit rutinë në…

Gjykata e Korçës zbuti masën e sigurisë ndaj Viola Sterjos, ish-zyrtares së akuzuar për ‘mashtrim’ në shuma të mëdha.

Mësohet se arsyetimi kanë qenë fëmijët e saj të mitur të cilët  ishin ‘të trishtuar dhe dëshpëruar nga mungesa e nënës’.

Sterjo u arrestua në dhjetor të vitit që shkoi.  Pas arrestimit ndaj saj u caktua masa e sigurisë me burg, ndërsa dy muaj më pas mbrojtja kërkoi në gjykatë zëvendësimin e masës së arrestit me arrest në shtëpi.

Ajo u kallëzua nga një biznesmen që pretendon se ajo i  kishte marrë 57 mijë euro në vitin 2020 me premtimin se do e ndihmonte të përfitonte një grand prej 3.5 milion eurosh nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural, AZHBR.

Zbutja e masave të sigurimit ndaj zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të ngjashme është diçka rutinë në gjykatat shqiptare dhe argumentet në shumicën e rasteve janë kushtet shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit