Zdroms apo Supremen? Veliaj nuk ndalet! Harxhon 100 milionë Lekë për të blerë... sapunë!

Zdroms apo Supremen? Veliaj nuk ndalet! Harxhon…

Llai Eri, kjo specie unike në llojin e saj… Shkatërron pronën publike, ofendon qytetarët, shëmton vendin duke u dhënë leje për kulla oligarkëve dhe vjedh dendur me tendera.

Por, pavarësisht këtyre, vijon të qeverisë kryeqytetin e vendit.

Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, nën administrimin e Bashkisë së drejtuar nga Veliaj, ka lidhur një tender për blerje materiale pastrimi.

Referuar të dhënave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, institucioni shtetëror do ti paguajë kompanisë “Shpiragu” më shumë se 100 milionë Lekë.

Këto para, për t’u furnizuar me materiale pastrimi.

Më konkretisht, do të blejë nga kompania sfungjerë, sapunë, solucione shpëlarëse, detergjentë për enë, për rroga, kova e fshesa.

Dhe për këto artikuj do paguajë më shumë se 100 milion lekë!

Kompania ‘fatlume’ që ka fituar tenderin, referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka tre bashkëpronarë:

-Elda Kapllanin, që zotëron 10% të aksioneve,

-Sherif Kapllanin, që ka në zotërim 40% të aksioneve

-Agron Lleshin, me 50% të aksioneve të zotërim.

Janë këtë personat që do të fusin milionat në xhepa për ti dhënë në shkëmbim Erion Veliajt – sapunë…

Ky pra është Lali Eri, “zdroms” por edhe “Supremen”, i aftë të shpërdorojë në mënyrë spektakolare paratë e taksapaguesve.

Ai vijon të ‘godasë fort’ e megjithatë sërish mbetet në krye të Bashkisë më të madhe të vendit, si drejtuesi i saj.

Me gjithë këto zullume, çfarë do ti ndodhte vallë sikur të ishte kryebashkiaku i një kryeqyteti europian?!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit