Zëdhënësja e Pence konfirmohet me koronavirus, burri saj është këshilltar i Trump-it

Zëdhënësja e Pence konfirmohet me koronavirus, burri…

Konfirmohet me koronavirus zëdhënësja e zv.presidentit amerikan Mike Pence, një ditë pasi një tjetër punonjës i Shtëpisë së Bardhë ishte konfirmuar me koronavirus.

Sekretarja e Shtypit, Katie Miller, doli pozitive në test të premten, një ditë pas shërbëtorit të presidentit Donald Trump.

Miller është bashkëshortja e këshilltarit të Presidentit Donald Trump, Stephen Miller.

Gjatë një takimi me republikanët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u tha gazetarëve: “Ajo është një grua e re e mrekullueshme, Katie. Ajo doli shumë mirë në teste për një periudhë të gjatë dhe më pas krejt papritur ajo rezultoi pozitive.”

Shtëpia e Bardhë ka filluar testimin e përditshëm për Pence dhe Trump, dhe pretendon se po merr “çdo masë paraprake për të mbrojtur presidentin”. /Hashtag.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit