Zelanda e Re do të dërgojë ushtarë në Detin e Kuq për të mbështetur Amerikën dhe Britaninë

Zelanda e Re do të dërgojë ushtarë…

Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Luxon tha Zelanda e Re do të dërgojë një ekip prej gjashtë anëtarësh në Lindjen e Mesme si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të udhëhequr nga Amerika dhe Britania për të mbështetur sigurinë detare në Detin e Kuq.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë kryer sulme ajrore kundër grupit Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen të cilët kanë shënjestruar anijet tregëtare në Detin e Kuq për javë të tëra në atë që ata thonë se është një protestë kundër fushatës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Sulmet e Houthi kundër anijeve tregtare dhe detare janë të paligjshme, të papranueshme dhe thellësisht destabilizuese. Ky dislokim është një vazhdim i historisë së gjatë të Zelandës së Re për mbrojtjen e lirisë së lundrimit si në Lindjen e Mesme ashtu edhe afër vendit. Asnjë personel i mbrojtjes së Zelandës së Re nuk do të hyjë në Jemen ose të përfshihet në ndonjë luftim, por do të kontribuojë në vetëmbrojtjen kolektive të anijeve në Lindjen e Mesme, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.” – ka deklaruar Christopher Luxon në një deklaratë për mediat.

Forcat Amerikane dhe Britanike kryen një raund të ri sulmesh të hënën, duke synuar një depo nëntokësore të grupimit Houthi, si dhe aftësitë e raketave dhe vëzhgimit të infrastrukturës ushtarake, kanë deklaruar zyrtarë të Pentagonit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit