Zelanda e Re legalizon eutanazinë

Zelanda e Re legalizon eutanazinë

Zelanda e Re ka legalizuar eutanazinë për personat me sëmundje të rëndë.

Eutanazia është një legjislacion që mbështet vdekjen e asistuar.

Një vendim i tillë erdhi pas më shumë se një viti kur dy të tretat e vendit kishin votuar në favor të ligjit.

Vendimi për të bërë eutanazinë do t’i japë mundësi pacientëve me sëmundje të pashërueshme të kërkojnë nga mjekët fundin e jetës së tyre.

Për të kryer procedurën një person duhet të ketë sëmundje të tillë që mund t’i marrë jetën brenda 6 muajve ose është në një gjendje të rënduar të një sëmundje të pashërueshme. Atyre duhet t’iu mundësohet patjetër informimi i detajuar mbi vendimin që marrin.

Ata që votuan pro besojnë se ligji do u japë mundësi të sëmurëve që po vuajnë tmerrësisht në fund të jetës së tyre, zgjidhje, dhembshuri dhe dinjitet.

Qeveria e Zelandës së Re ka emëruar tre ekspertë, duke përfshirë dikë që kujdeset për etikën mjekësore, për të monitoruar legjislacionin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit