Zelanda e Re ndalon me ligj duhanin për brezin e ardhshëm

Zelanda e Re ndalon me ligj duhanin…

Zelanda e Re do të ndalojë me ligj shitjen e duhanit për të gjithë personat që kanë lindur nga viti 2009 e në vijim (15-vjeçarët e sotëm). Ky ligj parashikohet që të hyjë në fuqi që nga muaji korrik 2024, ku mes të tjerash përfshin dhe një marrëveshje për të reduktuar përmbajtjen e nikotinës në produktet e duhanit. Gjithashtu numri i shitësve do të reduktohet ndjeshëm me 90% më pak.

Kjo sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë Casey Costello, lidhet me qëllimin e qeverisë që është përkushtuar për të reduktuar numrin e përdoruesve të cigareve. Sipas tyre këto ndryshime ligjore do të ndikojnë në dekurajimin e zakonit të duhan-pirjes, e cila shkakton dëm të madh shëndetësor.

“Ne së shpejti do të kemi një paketë masash në kabinet për të rritur mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin,” tha Costello. Dhe vendet ku të rinjtë konsumojnë cigare do të reduktohen.

Por të gjitha këto ndryshime kanë hasur në kundërshtim të popullatës dhe kritika të shumta, pasi një pjesë e madhe e banorëve atje janë përdorues të rregullt të duhanit. Ata kanë kërkuar që këto ndryshime të mos miratohen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit