Zelanda e Re nxjerr nga spitali dhe pacientin e fundit me koronavirus

Zelanda e Re nxjerr nga spitali dhe…

Zelanda e Re nuk ka asnjë pacient në spital me coronavirus, dhe për pesë ditë me radhë nuk ka raportuar raste të reja. Sipas mediave të huaja, pacienti i fundit doli nga spitali në Auckland, dhe ky rast shënon suksesin e radhës së përgjigjes ndaj pandemisë së coronavirusit.

Zelanda e Re konfirmoi rastin e saj të parë më 26 shkurt, ndërkaq mbylli kufijtë e saj më 19 mars, e që në fund shtriu bllokimin e saj të plotë, disa ditë më vonë. Suksesi i fundit do të thotë se bllokimi në vend mund të hiqet praktikisht brenda disa javësh, ndërsa janë shqyrtuar planet për të rifilluar udhëtimet në Australi.

Numri i të infektuarve prej 1,504 nuk ka ndryshuar që nga e premtja e kaluar, ndërsa numri i të jetëve të humbura në 21 nuk është rritur që nga data 6 maj. Raportohet se vetëm 21 persona janë të infektuar aktualisht nga virusi, dhe asnjëri prej tyre nuk ka nevojë për trajtim në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit