Zelanda e Re shpall fitoren ndaj koronavirusit: Kalojnë 17 ditë që nga paraqitja e rastit të fundit

Zelanda e Re shpall fitoren ndaj koronavirusit:…

Zelanda e Re ka shpallur fitoren ndaj koronavirusit, pasi personi i fundit me koronavirus është shëruar.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se ishte e sigurt që vendi kishte ndaluar përhapjen e COVID-19, por tha se ndoshta do ketë ndonjë rast edhe në të ardhmen.

“Ne jemi të sigurt se kemi eliminuar transmetimin e virusit në Zelandën e Re tani për tani, por eliminimi nuk është një pikë në kohë, por është një përpjekje e qëndrueshme,” tha ajo një konferencë për shtyp.
“Dua të them përsëri, pothuajse me siguri do të shohim përsëri raste këtu, dhe kjo nuk është një shenjë që kemi dështuar, është një realitet i këtij virusi. Por nëse dhe kur kjo ndodh, ne duhet të sigurohemi që ne jemi të përgatitur “.

Kanë kaluar 17 ditë nga koha e raportimit të rastit të fundit, me 40,000 të testuar në atë kohë. E hëna shënoi edhe herën e parë që nga fundi i shkurtit që nuk ka pasur raste aktive.

Ajo tha se fokusi i qeverisë do të jetë në kufijtë e vendit, ku izolimi dhe karantina do të vazhdojnë. Rreth 1.500 njerëz kontraktuan koronavirusin në Zelandën e Re, me vetëm 22 vdekje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit