Zelensky bën thirrje: Bota të ndalojë kërcënimin bërthamor të Rusisë

Zelensky bën thirrje: Bota të ndalojë kërcënimin…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se zyrtarët rusë kanë filluar të përgatisin shoqërinë e tyre për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

Ai shtoi se nuk beson që Rusia është gati t’i përdorë, teksa mohoi të ketë nxitur sulme ndaj Rusisë, raporton BBC.

“Duhet të përdorni goditje parandaluese,” tha ai, duke iu referuar sanksioneve, “jo sulmeve”.

Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në një kundërofensivë të suksesshme që ka detyruar trupat ruse të braktisin pozicionet e mbajtura prej kohësh. 

Në atë që Kievi e përshkruan si përgjigjen e Moskës ndaj disfatës së saj, Presidenti Vladimir Putin ka përfshirë katër rajone pjesërisht të okupuara të Ukrainës.

Aneksimet, të cilësuara gjerësisht si të paligjshme, kanë ngritur frikën për një përshkallëzim të mundshëm në luftën shtatë-mujore. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit