Zelensky: Forcat ruse kanë kryer më shumë 30 sulme me dronë në 2 ditë

Zelensky: Forcat ruse kanë kryer më shumë…

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka kryer më shumë se 30 sulme me dronë në Ukrainë në vetëm dy ditë. Ai shtoi se në total, Moska kishte kryer gjithashtu rreth 4,500 sulme me raketa dhe mbi 8,000 sulme ajrore, sipas BBC.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti përdorimin e dronëve nga Rusia “të tmerrshëm”. Diplomati i lartë amerikan akuzoi komandantët rusë për përdorimin e pajisjeve për të “vrarë civilët ukrainas dhe shkatërruar infrastrukturën në të cilën ata mbështeten për energji elektrike, për ujë dhe  ngrohje” gjatë një vizite në kryeqytetin kanadez Otava.

“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët tanë, për të penguar dhe për të kundërshtuar dërgimin e këtyre armëve nga Irani”, tha Blinken.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit