
Lufta mes Izaelit dhe Hamasit në rripin e Gazës është kthyer në vëmendjen e të gjithë opinionit botëror.
Kjo gjë duket se ka shqetësuar edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Duke folur në konferencën e së shtunës në Kiev me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Zelensky tha lufta në Gaza po i rrëmben vëmendjen luftës në vendin e tij dhe se pas këtij konflikti qëndron Rusia.
“Është e qartë se lufta në Lindjen e Mesme po ia heq fokusin Ukrainës. Besojmë se pas kësaj qëndron Rusia”, tha ai. Gjithashtu ai tha se Rusia donte që ky fokus të “dobësohej”, por theksoi se “gjithçka është në fuqitë tona”.
Në pamje të parë dy luftërat janë të ngjashme, pasi ka dy shtete që sulmohen nga fqinjët e tyre, me ndryshim e vetëm se ishin militantët e Hamasit që sulmuan shtetin hebre.
Edhe bilanci i viktimave tek civilët është i ngjashëm, por ndryshon koha. Në më pak se 1 muaj në konfliktin e Lindjes së Mesme kanë humbur jetën mbi 9 mijë civilë, ku mbi 4 mijë janë fëmijë. Ndërsa në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, sipas OKB kanë humbur jetën mbi 9600 njerëz në 20 muaj luftime.
Zelensky me këtë deklaratë, ndoshta kërkon të zgjojë interesin e aleatëve, të cilët janë të zgjënjyer dhe kanë humbur durimin me luftën e gjatë që po zhvillohet në lindjen e Europës dhe po stepen për dhënien e ndihmës ushtarake.