Zelensky paralajmëron ushtarët rusë të mbetur në Kherson: Mos u fshihni

Zelensky paralajmëron ushtarët rusë të mbetur në…

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka lavdëruar popullin ukrainas për tërheqjes e trupave rusë në Kherson. Ai shton se vetë banorët e Khersonit tashmë po heqin simbolet ruse dhe çdo gjurmë të pushtuesve në Kherson nga rrugët dhe ndërtesat.

“Jam i lumtur të shoh sesi njerëzit, pavarësisht nga të gjitha kërcënimet, pavarësisht represionit dhe abuzimit të pushtuesve, besuan tek Ukraina.“Dhe edhe kur qyteti ende nuk është “pastruar” plotësisht nga prania e armikut, vetë banorët e Khersonit tashmë po heqin simbolet ruse dhe çdo gjurmë të pushtuesve në Kherson nga rrugët dhe ndërtesat.”

Ai paralajmëroi ushtarët, mercenarët dhe bashkëpunëtorët duke i kërkuar të mos fshihen dhe të dorëzohen. Ai i siguron se nëse dorëzohen do të trajtohen në përputhje me ligjin.

“E vetmja mundësi për shpëtim është që ju të dorëzoheni. Ne garantojmë se do të trajtoheni në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Dhe atyre ushtarëve rusë që kanë veshur rroba civile dhe janë fshehur dua t’u them se nuk ka kuptim të fshiheni, ne do tju gjejmë,” tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit