
Prej muajit shkurt të vitit 2021, Ukraina po përballet me një luftë të përshkallëzuar me Rusinë ku ende nuk dihen shifrat totale të dëmeve në njerëz nga të dyja palët e përfshira në këtë konflikt të përshkallëzuar. Presidenti Zelensky ka kërkuar ndihma në armatime dhe ndihma të konsiderueshme në shumën e miliarda dollarëve nga Amerika nën presidencën e Presidentit Biden në mbi dy vite tashmë.
Nga ana tjetër Presidenti Putin ka dhënë mesazhe të forta vendeve perëndimore për të mos ndërhyrë në konflikt dhe të ndalin ndihmat e ofruara për Ukrainën e drejtuar nga Zelensky edhe duke përdorur forcën ushtarake të Rusisë.
Presidenti i Ukrainës ka komentuar mbi deklaratat e Ish-Presidentit Donald Trump të thëna në NBC News të dielën dhe ftoi Trump të vizitojë Ukrainën për të shikuar vetë përshkallëzimin e pushtimit rus.
“Nëse ai mundet të vijë këtu, do të më duhen 24 minuta për t’i shpjeguar Presidentit Trump se ai nuk mundet ta menaxhojë këtë luftë, ai s’mund të sjellë paqe për shkak të Putin. Mendoj se ai kuptoi disa detaje të cilat mund t’i kuptosh vetëm duke qenë këtu, prandaj unë e ftoj Presidentin Trump.” – tha Zelensky.
Trump ka deklaruar në muajin maj në CNN që lufta nuk do të kishte ndodhur po të ishte ai president, kur pushtimi rus filloi, dhe gjithashtu që do të zgjidhte konfliktin brenda një dite nëse do të rizgjidhej.
“Nëse unë jam President, unë do ta zgjidh atë luftë në 24 orë. Do të takohem me Putin. Do të takohem me Zelensky. Të dy kanë dobësi dhe të dy kanë pika të forta. Dhe brenda 24 orëve lufta do të zgjidhej.” – deklaroi asaj kohe Trump.
Kjo deklaratë e Zelensky vjen pas deklaratës së tij se luftën midis Izraelit dhe Palestinës po e nxit Rusia për të marrë vëmendjen nga lufta me Ukrainën.