Dy të rinj ‘kriminelë’ nga Peshkopia janë kapur nga policia në momentin që po përgatisnin një shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në qytet.
L. B., 28-vjeç dhe një 16-vjeçar, kishin blerë fishekzjarrë dhe mesnatën e së enjtes kishin shkuar në oborrin e shkollës. Siç mund të shihet dhe nga kjo foto, të dy ata i kishin vendosur mjetet plasëse në formën e një zemre. Por në momentin që ka ndodhur shpërthimi policia ka shkuar dhe i ka shoqëruar në komisariat!
Ndaj 28-vjeçarit ka nisur dhe një procedim penal për ‘prishje të qetësisë publike’, ‘shkelje të rregullave mbi përdorimin e lëndëve plasëse’ dhe ‘keqtrajtim i të miturit’.
Nuk dihet se cili nga djemtë po i bënte një surprizë të dashurës së tij, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit!