Zëvendëspresidenti i Malavisë ndërron jetë nga rrëzimi i avionit në pyll

Zëvendëspresidenti i Malavisë ndërron jetë nga rrëzimi…

Zëvendëspresidenti i Malavisë Saulos Chilima ka humbur jetën në një aksident ajror teksa po fluturonte me avion.

Chilima dhe 9 zyrtarë të tjerë ishin duke udhëtuar brenda vendit të hënën, kur avioni i tyre u zhduk nga radarët e aeroportit. Avioni në fjalë ishte një mjet luftarak që po fluturonte në kushte jo të mira moti.

Pas daljes nga sistemi i radarëve, ushtarët nisën kërkimet për gjetjen e tij në pyllin e Chikangawa përgjatë gjithë natës, duke mundur që ta gjejnë avionin sot në mëngjes. Më pas në një konferencë që mbajti për mediat, presidenti Lazarus Chakwerau shpreh se komandanti i Forcave të Mbrojtjes së Malavi e informoi atë se operacioni i kërkim-shpëtimit kishte përfunduar ku avioni u gjet i shkatërruar dhe fatkeqësisht pa asnjë të mbijetuar.

Presidenti u shpreh thellësisht i pikëlluar për këtë tragjedi, duke e cilësuar Chiliman si ‘një njeri të mirë dhe baba të përkushtuar. E konsideroj si një nga nderet e mëdha të jetës sime që e kam pasur deputet dhe këshilltar”.

51-vjeçari Chilima ishte nisur si përfaqësues i qeverisë në varrimin e ish-ministrit Ralph Kasambara, i cili ndërroi jetë katër ditë më parë. I ndjeri la pas gruan e tij Mary dhe dy fëmijët Sean dhe Elizabeth.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit