Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit do të zgjatet edhe me pesë vite të tjera. Ky vendim u jep mundësi qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe shtetasve italianë që jetojnë në Shqipëri të vijojnë procedurat për konvertimin e patentave.
Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarët e të dy vendeve do të kenë mundësi të përdorin lejen e drejtimit në shtetin ku banojnë, duke ndjekur procedurat përkatëse të konvertimit. Zgjatja e afatit synon të lehtësojë procesin për të gjithë ata që kanë nevojë të pajisen me një leje drejtimi të njohur në vendin e tyre të banimit.
Marrëveshja konsiderohet një lehtësi e rëndësishme për qytetarët shqiptarë në Itali dhe italianët në Shqipëri, pasi shmang nevojën për të nisur procedura të reja për marrjen e patentës, në rastet kur plotësohen kushtet e konvertimit. Kështu, ata do të mund të qarkullojnë me automjete në përputhje me rregullat dhe kërkesat ligjore të secilit vend.