Zgjedhja në Universitete/ Akedemiku: Asambletë të konsiderojnë nul urdhërat e Shahinit

Zgjedhja në Universitete/ Akedemiku: Asambletë të konsiderojnë…

Akademiku Artan Fuga i është drejtuar Asambleve në Universitete dhe të konsiderojnë nul urdhërat e ministres Besa Shahini lidhur me zgjedhjet në Universitete.

Madje, Fuga kërkon që procesi duhet të nisë në çastin e duhur ligjor.

“T’ua kërkojmë nëpër fakultete komisioneve zgjedhore të fakulteteve që i kemi zgjedhur vetë : Stop kandidimeve të mëpasme dhe të mëparshme !

Sistemi ka nevojë për « reset » !

Të presim dhe ushtrojmë presion që kuadri ligjor të ndërtohet saktë dhe pastër ligjërisht në të gjithë elementet e tij dhe pastaj të hyjmë qetë, pastër, racionalisht, etikisht, psikologjikisht në një fushatë ndërtuese dhe ballafaquese argumentesh, platformash, idesh, në një komunikim horizontal mes pedagogësh dhe studentësh”, shkruan Fuga.

Postimi nga Artan Fuga

U drejtohem atyre kolegëve universitarë dhe studentëve anëembanë territorit që jam i bindur që më kuptojnë :

Ne kemi mundësi ta anashkalojmë këtë paradoks me pasoja të rënda, këtë gjendje turpi, ku urdhëri i ministrit të arësimit na ka vendosur !

Askush nuk na pengon që si asamblera të mblidhemi dhe ta konsiderojmë nul, të harruar, të pavlefshme, gjithçka që ligjërisht është shfuqizuar.

Ta nisim nga e para kur të vijë çasti ligjor i duhur !

T’ua kërkojmë nëpër fakultete komisioneve zgjedhore të fakulteteve që i kemi zgjedhur vetë : Stop kandidimeve të mëpasme dhe të mëparshme !

Sistemi ka nevojë për « reset » !

Të presim dhe ushtrojmë presion që kuadri ligjor të ndërtohet saktë dhe pastër ligjërisht në të gjithë elementet e tij dhe pastaj të hyjmë qetë, pastër, racionalisht, etikisht, psikologjikisht në një fushatë ndërtuese dhe ballafaquese argumentesh, platformash, idesh, në një komunikim horizontal mes pedagogësh dhe studentësh

Të qendrojmë të qetë, pa kandidime, manipulime, sforcime, veprime pa bazë ligjore, pa ndëshkime ! Ta nisim nga e para.
Me besa besë !
Të vërtetë !

Ne kemi mundësi asamble më asamble ta marrim këtë vendim duke hedhur pa krahëve gjithçka ka ndodhur.

Askush mos kandidojë para nisjes ligjore të procesit zgjedhor !

Kështu edhe ministrit të arësimit i dëftejmë se ne kemi dinjitet, se ne jemi të përgjegjshëm, se ne jemi autonomë në rradhë të parë moralisht, pastaj edhe ligjërisht, dhe se urdhërat dhe politikat që lidhen me ne duhet të ngrihen në nivelin tonë dhe jo ne të biem në nivelin e tyre !

Dhe mbi të gjitha se ne kemi moral dhe besë ! /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit