Zgjedhjet e 14 majit/ Në mbi gjysmën e Shqipërisë priten tensione dhe parregullsi

Zgjedhjet e 14 majit/ Në mbi gjysmën…

Nga 61 bashki të vendit, 36 prej tyre kanë rriskun për të pasur tensione, përplasje, apo parregullsi në procesin e votimit. Në një analizë e kryer në prag të zgjedhjeve, Durrësi shihet si qyteti më problematik. Rrisku për të ndodhur një incident apo tensione është 92%, shoqëruar me të njëjtën vlerë nga Kamza dhe Vau i Dejës. Praktikisht zgjedhjet në këto qytete nuk priten të qeta.

Me vijë të kuqe janë edhe bashkitë Elbasan dhe Shkodër me 90% të rriskut për të ndodhur diçka. Më tej renditet Kavaja, Kurbini dhe Lezha me 88% e mundësisë për rrisk. Në fundin e tabelës janë bashki si Pusteci, Maliqi apo Roskoveci, të cilat janë me vijë jeshile sa i përket këtyre problematikave.

Parimi mbetet i njëjtë: në zonat ku palët politike kanë diferencë minimale dhe ku ka grupe kriminale aktive, gjithnjë ka pasur incidente dhe parregullsi gjatë proceseve zgjedhore. Gara në zgjedhjet vendore është mazhoritare, një votë më shumë bën diferencën midis kandidatëve dhe në më shumë se 50% të bashkive fitorja e mandatit nuk lidhet vetëm me synime politike, por edhe projekte informale të grupeve mbështetëse, kryesisht grupe informale apo oligarkë.” – thuhet në raportin e ISP.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit