Zgjedhjet e 25 prillit/ Cilat janë 3 subjektet politike që i kërkuan të parët KQZ-së regjistrimin për garën Parlamentare

Zgjedhjet e 25 prillit/ Cilat janë 3…

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë mbledhje ditën e nesërme në orën 11:00.

Jozefina Topalli, Myslim Murrizi dhe Astrit Patozi kërkojnë regjistrimin si subjekte politike.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,
Ditën e Premte, datë 5.02.2021, në orën 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike me këtë rend dite:
1. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja për Ndryshim për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
2. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
3. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Ora e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
4. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
5. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Bindja Demokratike për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
6. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
7. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
8. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Balli Komëtar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
9. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Emigracioni Shqiptar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
10. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Reformave Demokratike e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021.
11. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Pal Shkambi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
12. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Plarent Aleksi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Berat, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
13. “Për caktimin e disa Qendrave të Votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të dates 25 prill 2021”.

Bashkëngjitur gjeni draftet e projektvendimeve përfundimtare. Mbledhja do të transmetohet në kohë reale në platformat “Facebook”dhe “YouTube”.Punë të mbarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit