Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Më pak se 1 milionë shqiptarë nuk kanë mjete identifikimi

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Më pak…

Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ njofton numrin e qytetarëve të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identifikimit.

Numri i personave që u ka skaduar dokumenti i identifikimit biometrik (kartë identiteti ose pasaportë) dhe nuk e kanë rinovuar deri më datë 31 dhjetor 2020, është 873 mijë qytetarë.

Ndërsa numri i atyre që u skadojnë dokumentet më datë 25 prill 2020 është 189 mijë qytetarë.

Gjithashtu KQZ thekson se 10% e këtyre shifrave janë persona që kanë ndërruar jetë dhe një pjesë tjetër jetojnë jashtë Shqipërisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit