Zgjedhjet e 25 prillit/ Pakt PS-PD për pilotimin e votimit elektronik

Zgjedhjet e 25 prillit/ Pakt PS-PD për…

Nuk do të jenë as Korça dhe as Fieri, që u propozuan fillimisht nga dy partitë më të mëdha. Pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik do të bëhet vetëm në një zonë të Bashkisë së Tiranës.

Ky është vendimi i fundit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përfaqësuesit e palëve politike ishin të dakorëdësuar paraprakisht, të ndodhur edhe në pamundësi kohe, për ta vijuar më tutje debatin dhe ndasitë që ndodhën fillimisht.

Në bazë të prajektvendimit që u miratua mbrëmjen e kësaj të premte, pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik do të kryhet në një zonat e administrimit zgjedhor që i përket Bashkisë së Tiranës.

Kjo zonë ku do të bëhet testimi i teknologjisë nuk duhet të ketë nën në juridiksionin territorial të saj më shumë se 55 qendra votimi. Caktimi i zonës do të bëhet i ditur në ditët në vijim dhe do të jetë një vendimmarrje e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit