Zgjedhjet e 25 prillit/ Si funksionon pajisja që do bëjë identifikimin elektronik të votuesve?

Zgjedhjet e 25 prillit/ Si funksionon pajisja…

Një nga shqetësimet e zakonshme në lidhje me procesin e votimit ka të bëjë me transparencën dhe sigurinë e votës së qytetarëve. Ndërkohë, për të zgjidhur këtë problem për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve dhe do të jetë prezent në çdo qendër votimi. Ky sistem operon në një mënyrë të thjeshtë dhe të saktë. Pajisja përbëhet nga hardwere dhe softwere të posaçëm dhe ofron siguri të plotë për votën e çdo qytetari. Identifikimi elektronik i zgjedhësve fusnksionon në mënyre të tillë, ku fillimisht bëhet leximi i dokumentit të identifikimit (pasaportë, kartë identiteti) dhe më pas shfaqen të dhënat e qytetarëve, fotot dhe qendra e votimit përkatës.

Pasi të bëhet verifikimi, qytetarët më pas do të nënshkruajnë me shenjën e gishtit. Duhet theksuar se identifikimi elektronik lejon votimin vetëm në qendrën ku është bërë regjistrimi. Gjithashtu kjo pajisje shmang çdo tentativë për votim të dyfishtë dhe kushdo që do të kapet duke kryer një shkelje të tillë, do të dënohet sipas ligjit në fuqi. Identifikimi elektronik i zgjedhësve do të mundësojë që e drejta e votës të ushtrohet me transparencë dhe siguri të plotë në çdo qendër votimi në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit