Zgjedhjet e 25 prillit/ Ushtria në gatishmëri! Përforcime në institucionet kryesore të vendit

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ushtria në gatishmëri!…

Nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë vetëm 4 ditë. Ndërkohë ka nisur puna për të ruajtur institucionet më kryesore në vend.

Dosja.al mëson se për shkak të rëndësisë së veçantë, ushtria ka marrë në ruajtje perimetrin e GJKKO-së dhe SPAK, Presidenca, Kryeministria, Kuvendi.

Policia dhe ushtria kanë shkuar ditën e sotme në ambientet e SPAK dhe GJKKO për koordinim ndërkohë që të shtunën do të kalojnë për ruajtje.

Fushata elektorale është në ditët e fundit të saj. Dhe katër ditë kanë mbetur nga zgjedhjet e 25 prillit që do të vendosin se kush do të jetë në krye të qeverisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit