Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Deklarata e Albin Kurtit: Na pret një rrugë e gjatë, por një fitore e madhe

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Deklarata e…
Featured image of article: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Deklarata e Albin Kurtit: Na pret një rrugë e gjatë, por një fitore e madheUshtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kanë nënshkruar ditën e sotme listën e përbashkët për garën në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë. Në deklaratën e tij Kurtin ka thënë se ai dhe Osmani do të jenë më të njëjtat qëllime.

“Presidentja në detyrë dhe unë, ish-kryeministri, me subjektet tona politike, do të na gjeni në të njëjtën vend dhe për të njëjtën qëllim. Kemi bërë marrëvëshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam këtu para jush”, ka deklaruar Kurti.

Gjithashtu, ai ka pretenduar se pret një punë e gjatë, por dhe një  fitore e madhe. Sipas tij Kosova ka nevojë për një kryeministër, ndërsa në lidhje me Osmanin ai e ka lavdëruar punën e saj si presidente.

“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re. Ne e kemi presidenten. Ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet, e ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje, që janë referendum, duhet ta rilegjitimojmë këtë”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani do të garojë për presidente si kandidate e përbashkët e koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit