Zgjedhjet e pjesshme lokale| Sali Berisha konfirmon pjesëmarrjen, nis përzgjedhja e kandidatëve

Zgjedhjet e pjesshme lokale| Sali Berisha konfirmon…

Në shkurt ose në mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e vendit që janë pa kryetar në vend. Mësohet se në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe kandidatë nga grupi i rithemelimit të PD-së. Pjesëmarrjen në këto zgjedhje e ka konfirmuar Sali Berisha. Përmes një deklarate, komisioni i Rithemelimit të PD ka njoftuar se ka hapur procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për secilën bashki në garë.

Deklarata:


Duke ndjekur situaten politike per zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Perkoshem i Rithemelimit te Partise Demokratike deklaron se do te jete pjese e ketyre zgjedhjeve per tu dhene Shqiptareve mundesine per tu perfaqesuar ne qeverisjen vendore me kapacitetet me te mira te vendit. Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit te primareve brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave me te mira per secilen nga bashkite ne gare. Nga sot, ne te gjitha bashkite ku do te hapet gara Partia Demokratike fillon punen per evidentimin e kandidateve. Procesi i perzgjedhjes do te finalizohet me date 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”.


Ne perputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen:


Me vetepropozim;


Propozim nga anetaresia;


Propozim nga organet qendrore te PDSH.


Kandidatet duhet te jene personalitete me autoritet te larte politik profesional dhe shoqeror. Dokumentacioni i nevojshem duhet te paraqitet prane Komisionit te Perkohshem te Rithemelimit te PD dhe duhet te permbaje CV profesionale dhe politike te kandidateve si dhe formularin e vetedeklarimit per pastertine e figures se kanditatit. Afati per paraqitjen e kandidaturave eshte data 24 Janar 2022 ora 24.00.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit