Zgjedhjet/ Isa Mustafa: LDK garon të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet/ Isa Mustafa: LDK garon të dalë…

Isa Mustafa nuk e ka shprehur ambicien që partia e tij, LDK të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se LDK-ja thotë se një armatë e tërë kundërshtarësh është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të kësaj partie.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.

Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.

Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.

Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj. Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.

Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit