Zgjedhjet/ Koalicioni “Bashkë Fitojmë” rrëmben 3 bashki

Zgjedhjet/ Koalicioni “Bashkë Fitojmë” rrëmben 3 bashki

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të triumfojë në katër bashki deri më tani. Mësohet se ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pukës. Pasi janë numëruar votat në 20 qendrat e votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka triumfuar duke  marrë kështu zyrtarisht bashkinë e parë.

Kandidati i koalicionit BF, Rrok Dodaj ia doli të merrte 3480 vota, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Gjon Gjonaj mori  2507.

Në Memaliaj fitues është shpallur Albert Malaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Malaj është shpallur fitues me 2580 vota.

Ndërsa vetëm pak minuta më parë është mbyllur numërimi edhe në Has, ku fitues është shpallur kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Myftar Dauti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit