Zgjedhjet lokale/ Bashkitë përgjysmuan buxhetin, rrezikohet dhënia e shërbimit për zonat e varfra

Zgjedhjet lokale/ Bashkitë përgjysmuan buxhetin, rrezikohet dhënia…

Pushteti vendor është “dorëzuar” në punën e tij në fillim të vitit 2023 duke mbledhur më pak të ardhura në buxhet. Në çdo vit zgjedhor, efektet në administrimin e buxhetit ndryshojnë shpesh si në të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve. Duket se për të fituar vota elektorale, bashkitë mbyllën një sy e një vesh duke toleruar në mbledhjen e taksave.

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, të ardhurat nga për pushtetin vendor në janar-shkurt 2023 shënuan rënie me 50 për qind. Ato arritën në janar-shkurt në 2,9 miliardë lekë ose rreth 24 milionë euro (50%) më pak se 2-mujori i vitit 2022. Ndikimin më të lartë negativ e dhanë të ardhurat nga taksat lokale, të cilat rezultuan vetëm 2,3 miliardë lekë në dy mujor, nga 5.3 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Ulje të taksave pati edhe për lejen e banesave të reja, duke u falur ëkshtu para disa ndërtuesve të pallateve. Përkeqësimi i të ardhurave nga pushteti vendor rrezikon të lërë pa një seri shërbimesh komunitetet, sidomos ato në zonat më të varfra.

Shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe ofruar shërbime në mënyrë vazhdueshme. Rezultati ishte në mungesa në shërbime me cilësi e ulët e tyre” analizoi Banka Botërore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit