Zgjedhjet lokale në Shqipëri/ Ekspertët: Garë imazhesh pa koncepte politike

Zgjedhjet lokale në Shqipëri/ Ekspertët: Garë imazhesh…

Fushata zgjedhore në Shqipëri për të përcaktuar drejtuesit e bashkive këtë herë ishte një fushatë tallavaje dhe posterash, pa debat politik, premtime të rendësishme apo garë të vërtetë elektorale. Partia Socialiste duke qenë në pushtet, pati gjithë luksin ta kthente fushatën në koncerte apo haengje, pa preyantuar një plan për 4-vjeçarin e ardhshëm politikë. Edi Rama dhe të tijët u morën me Berishën e Metën si dhe përdorën terma fyesë për kundërshtarët.

Askush nuk i pyeti votuesit për problematikat apo shqetësimet e përditshmërisë.Në këtë fushatë, prioritet patën fjalimet e gjata të liderëve politikë dhe u vu re një strategji e re e marrëdhënieve me publikun, e cila i anashkaloi temat e rëndësishme për të cilat duhej folur e premtuar zgjidhje.

Retorika e përdorur është ajo me të cilën janë rehat politikanët shqiptarë: apeli ndaj emocionit, frikës, ankthit. Kjo retorikë është e vetmja që ofron pika të përbashkëta me votuesin: emocioni! Sepse logjika, argumentet e faktet flasin për një Shqipëri luksi ku jetojnë politikanët, e një Shqipëri në pritje për t’u bërë mirë si me magji pas secilës palë zgjedhje. E kjo është Shqipëria ku jetojnë votuesit që mpihen nga dozat e forta të propagandës, frikës dhe ankthit, të gjitha emocione të forta që ngjall retorika e përdorur nga secila prej palëve” – thotë Gjoni për Deutsche Welle-n.


“Do thoja që me kalimin e viteve gjuha e partisë në pushtet bëhet gjithmonë e më e orkestruar, më e koduar, instrumentalizohet. Për asnjë moment nuk lëshohet që të bëhet si pronë e publikut, pra të kthehet në diskurs, por është vetëm nxitëse, elementare, shoqëruar me gjeste somatike të ngarkuara, të cilat për qëllim kanë ta zbrazin fjalën dhe të lidhen emocionalisht me elektoratin” – tha Ervin Goci.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit