Përgjaken zgjedhjet lokale në Turqi

Përgjaken zgjedhjet lokale në Turqi

Ditën e sotme në Turqi janwë mbajtur zgjedhjet komunale të fokusuara në përpjekjen e presidentit Tajip Erdogan për të rimarrë kontrollin e Stambollit ndaj rivalit Ekrem Imamoglu.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit ku do të marrin mpjesë më shumë se 61 milionë njerëz, emrat e të cilëve janë të regjistruar për të votuar.

Votimi përfundon në orën 17:00 dhe rezultatet fillestare priten deri në orën 22:00.

Rezultatet e së dielës tani mund të përforcojnë kontrollin e Erdoganit mbi Turqinë anëtare të NATO-s, ose të sinjalizojnë ndryshim në peizazhin e ndarë politik të ekonomisë kryesore në zhvillim. Një fitore e Imamoglu shihet duke ushqyer pritshmëritë që ai të bëhet një udhëheqës kombëtar i ardhshëm.

Rreth 594,000 personel sigurie ishin në detyrë në të gjithë vendin për të siguruar që votimi të shkonte pa probleme. Megjithatë, një person u vra dhe njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën në qytetin e Dijarbakirit, ku një mosmarrëveshje për zgjedhjen e një administratori të lagjes u shndërrua në dhunë, raportoi Agjencia shtetërore Anadolu. Të paktën gjashtë persona u plagosën gjithashtu në luftimet që shpërthyen në provincën e afërt të Sanliurfa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit