
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet lokale 2023.
Shqipëria votoi sot për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit.
Në disa QV të vendit do të procedohej me votim elektronik, por për shkak të problemeve me pajisjet PEI, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi firmosi urdhrin për vijimin e procesit me identifikim manual.
Sipas KQZ-së pjesëmarrja në rang vendi pas mbylljes së procesit ishte 34.7% % në rang vendi.