Zgjedhjet në Argjentinë, bien nga pushteti politikanët që qeverisnin për 40 vite

Zgjedhjet në Argjentinë, bien nga pushteti politikanët…

Prej 40 vitesh në Argjentinë koalicioni “Union por la patria” qeveriste vendin me politikat e majta liberale, teksa vendi përballet me inflacionin dhe me largimet e shumta nga vendi për shkak të politikave të ndjekura nga politikanët prej vitesh.

Kanditati i partisë që deri dje qeveriste vendi nuk është i ri në politikë dhe prej dekadash ka qenë në pushtet me poste si Ministër i Shëndetësisë, shef i kabintetit të ministrave të presidentes Cristina Fernandez në 2009, kryetar i provincës Tigre deri në 2013 dhe president i kongresit të vendit deri vitin e kaluar.

Javier Milei lideri i koalicionit të djathtë “La Libertad Avanza”, i cili ditën e djeshme fitoi me mbi 55% të 99% votave të numëruara deri më tani, është i ri në politkë, një ekonomist me bindje konservatore dhe mbështetës i ish-presidentit të Amerikës Donald Trump është zotuar për ti dhënë fund politikave globaliste, liberale dhe të majta që implementohen në vend prej dekadash.

Popullariteti i Milei u rrit ndjeshëm vitet e fundit gjatë pandemisë covid-19, ai beson se shteti nuk duhet të ketë asnjë rol në politikëbërjen e ekonomisë dhe gjithashtu sistemi i taksimit në vend është një formë represioni për qytetarët.

Milei nuk beson tek teoria e ndryshimeve klimaterike dhe ka bërë deklarata kundër Papa Franceskut  duke i thënë që është një i majtë dhe mbështetës i komunistëve vrasës. Ai është krahasuar kohët e fundit me ish-presidentin e Amerikës Donald Trump dhe liderin e së djathtës në Brazil Jair Bolsonaro.

Ai ka premtuar se do të shkurtojë shpenzimet publike me 15% të prodhimit të brendshëm, përgjysmimin e ministrive të qeverisë, do të heqë nga funksionimi bankën qëndrore, do të ndalojë abortin dhe do ti japë mundësi familjeve të zgjedhin shkollat për fëmijët e tyre dhe duke mundësuar bursa në shkollat private në vend.

Në Shqipëri politika e kalbur 32 vjeçare nuk sheh interesin e Shqiptarëve të parin por vetëm intersin personal dhe të familjeve të tyre mes këtij fakti shqiptarët nuk shohin shpresë dhe detyrohen të largohen nga vendi për shkak të politikave të ndjekura kundër tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit