Zgjedhjet në Malin e Zi, humbje e ndjeshme për partinë e Gjukanoviç. Rritet opozita, ja ndarja e mandateve

Zgjedhjet në Malin e Zi, humbje e…

Thuajse ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet e mbajtura në Malin e Zi.

Partia më e madhe e vendit, e drejtuar nga Milo Gjukanoviç, udhëheq me 29 mandate, dhe është partia më e votuar.

Por, koalicioni ku bën pjesë ka arritur vetëm 35 mandate në total. I gjithë parlamenti ka 81 mandate, dhe nuk është arritur kuota e nevojshme për të formuar të vetëm qeverinë.

Ndërkohë, shqiptarët kanë arritur synimin e tyre dhe të dyja koalicionet kanë arritur që të sigurojnë nga një deputet në Kuvend.

Partia Boshnjake ka 3 mandate, ndërsa bie në sy rritja e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4. Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka marrë 10 mandate.

Votimet në vendin fqinjë u zhvilluan të qeta dhe pa incidente, ndërkohë që në total  numri i votuesve ishte 74.9%, shifër shumë herë më e lartë sesa në votimet e shkuara.

Formimi i koalicionit për partinë e Gjukanoviç pritet të jetë shumë i vështirë, dhe pritet të shihet si do shkojnë ngjarjet në Malin e Zi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit