Zgjedhjet në Shqipëri/ Nga 4746 të burgosur, vetëm 2650 do të votojnë

Zgjedhjet në Shqipëri/ Nga 4746 të burgosur,…

Të dielën e 14 maj mbahen zgjedhjet vendore dhe të gjithë qytetarët do u drejtohen kutive të votimit. çdo qytetar i moshës 18 vjeç e sipër ka të drejtën të ushtrojë votën dhe të zgjedh. Kuti votimi do të çohen edhe në burgjet e vendit ku personave që u është privuar lirija do t’u jepet mundësi për të votuar. Në total janë 4746 ë burgosur, por jo të gjithë do të kenë mundësi të votojnë.

Nëse deri në vitin 2015 të gjithë të burgosurit votonin, pas këtij viti në bazë të ligjit për dekriminalizimin, një kategori e caktuar që kanë vepra penale zakonisht mbi 10 vite dënimi, pra të dënuar për vepra të rënda penale, nuk mund të votojnë. Sa i takon zgjedhjeve të së dielës, 2096 të burgosur nuk kanë të drejtë vote.

Disa avokatë ngritën shqetësimin se personat të cilët janë në arrest shtëpie nuk mund të votojnë. Ata nuk mund të dalin nga shtëpia, pasi nëse konstatohet nga policia akuzohet për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Personat që janë me arrest shtëpie nëse duan të votojnë duhet të bëjnë kërkesë shumë më herët në Prokurori, për të pasur aksesë në lëvizje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit