Zgjedhjet në Tajvan: Fiton kandidati i kontestuar nga Kina

Zgjedhjet në Tajvan: Fiton kandidati i kontestuar…

Zgjedhjet presidenciale në Tajvan u zhvilluan të shtunën me një pjesëmarrje të mbi 71 përqind të votuesve. Kandidati Lai Ching-te ka marrë mbi 5.5 milionë vota ose 40 përqind kundrejt dy kandidatëve të tjerë. Lai Ching-te ka kundërshtuar ribashkimin me Kinën ku ka premtuar një forcim të marrëdhënieve me Amerikën dhe perëndimin.

Votuesit në Tajvan nuk kanë rënë pre e presioneve nga Kina, ku zyrtarë të Partisë Popullore të Kinës kanë deklaruar se do ti përgjigjen çdo rezultati të dalë nga zgjedhjet presidenciale në Tajvan.

Pavarësisht zotimeve të Lai Ching-te, kësaj rradhe partia e tij humbi shumicën e saj në parlament për shkak të zhgënjimit të njerëzve për çështjet e brendshme si kostoja e lartë e banesave dhe stanjacionin e pagave.

Lai tha se do të ruajë status quo-në në marrëdhëniet përgjatë ngushticës së Tajvanit, por se ai është i vendosur të mbrojë Tajvanin nga kërcënimet dhe presionet nga Kina. Në prag të zgjedhjeve, Kina denoncoi Lai Ching-te si një separatist të rrezikshëm dhe i bëri thirrje popullit të Tajvanit të bënte zgjedhjen e duhur duke vënë në dukje orientimin ekstrem të partisë të Ching-te për pavarësi të Tajvanit nga Kina.

Gara e armatimeve përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe presioni ushtarak Kinez në ishull nuk ka gjasa të përfundojë. Që pas zgjedhjeve të 2020 në Amerikë, Kina është gjithnjë e më shumë e përfshirë duke venë nën presion të vazhdueshëm Tajvanin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit