Zgjedhjet në Turqi/ Shokon Erdogan: Opozita merr udhëzime nga terroristët, unë nga Allahu

Zgjedhjet në Turqi/ Shokon Erdogan: Opozita merr…

Turqia ndodhet në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve për presidenti dhe përballja po bëhet më e ashpër. Ndërsa vazhdojnë tubimet dhe fushatat, Rexhep Tajip Erdogan i ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Ai tha se opozita drejtohet nga terroristë ndërsa ai merr udhëzime nga Allahu. Presidenti turk iu referua edhe ekonomisë, duke thënë se nëse do Allahu do të rriten edhe rezervat valutore të vendit. 

“ Ata të opozitës, marrin udhëzime nga terroristët që janë në malin e Kandilit. Ndërsa ne marrim udhëzime nga Allahu dhe nga populli ynë. Ky është ndryshimi ynë. Deri më sot kështu kemi bërë dhe kështu do të vazhdojmë. Atyre që duan t’ua dorëzojnë ekonominë e vendit fajdexhinjve të Londrës dhe teknokratëve të FMN-së, njerëzit tanë iu përgjigjën dhe u thanë: “Largohuni nga këtu, dilni. “Kur isha kryeministër, në një moment rezervat tona valutore arritën deri në 145 miliardë dollarë. Dashtë Zoti do të arrijmë në këto nivele. sepse jemi të vendosur”, tha presidenti turk.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit