Zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi, kandidati i “Forumit Shqiptar” fiton mandatin

Zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi,…

Nik Gjeloshaj kandidati i “Forumi Shqiptar” fitoi zgjedhjet për kryetar komune në Tuz të Malit të Zi. Gjeloshaj mori 18 mandate dhe sipas tij tregon se ka siguruar një fitore absolute. Sapo përfundoi numërimi i votave, shqiptarë kanë nisur festën nën ngjyrat “kuqezi”.

Kujtojmë se, Forumi Shqiptar, i përbërë nga Alternativa Shqiptare (AA), Aleanca Demokratike e Shqiptarëve (DS) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA), kishte 16 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve – 10, Partia Boshnjake – 4, dhe Social Demokratët dhe Mali i Zi Demokratik nga 1.

Ndërkohë kishte edhe disa parti të tjera që nuk arritën të merrnin asnjë mandat. Ata pranuan se  Gjeloshaj ka fituar me një diferencë të madhe votash dhe në këtë rast iu mbetet të pranojnë vullnetin e qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit