Zgjedhjet në Universitete, Këshilli studentor: Janë farsë, shumë studentë s’marrin pjesë!

Zgjedhjet në Universitete, Këshilli studentor: Janë farsë,…

Lidhur me zgjedhjet në universitete, Unioni i Këshillave Studentorë, ka reaguar nëpërmjet një deklarate publike. Ata shprehen se deri në këto momente, ecuria e këtyre zgjedhjeve është një farsë.

Më tej, Këshilli shprehet se MASR nuk ka marë asnjë masë për zbatimin e urdhrave të nxjerr nga vetë ata, si dhe asnjë masë nuk ëshë marrë nga IAL-et dhe MASR për pjesëmarrjen masive të studentëve, më së shumti ata në rrethe.

Gjithashtu në disa universitete, përzgjedhja e komisioneve është bërë me vonesë, çka studentët thonë se në këto kushte ky proçes zgjedhor po shkon drejt një farse zgjedhore.

Unioni i Këshillave Studentorë i bën thirrje MASR të ndërhyjë në këtë situatë, për të parandaluar këtë paligjshmëri. Ndërkohë, edhe pse pas kaq shumë reagimesh duket se Ministria e Arsimit nuk e ka vënë “ujin në zjarr” fare.

Deklarata:

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit