Zgjedhjet në universitete/ Publikohet lista e kandidatëve për postet drejtuese

Zgjedhjet në universitete/ Publikohet lista e kandidatëve…

Publikohet lista e kandiddatëve për rektorë në universitetet ku Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë vijon të mbetet i vetmi kandidat për Rektor të Universitetit të Tiranës.

Komisioni Institucional i Zgjedhësve ka shpallur Listën për kandidatë për “ Rektor” dhe “Anëtar i Senatit Akademik” përfaqësues nga personeli akademik dhe i studentëve. Ndërkohë, është publikuar edhe lista me kandidatët për drejtues të Departameve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ku Sabri Laçi vijon të jetë i vetmi kandidat për dekan.

Listat janë përpiluar para shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe para shkarkimit si pedagoge të Majlinda Ketës, kryetares së Komisionit Institucional të Zgjedhjeve. Sipas shënimit në listë, ajo është e vlefshme, edhe pse më datë 08.05.2020 është vendosur shtyrja e zgjedhjeve nga Ministria e Arsimit prej gjendjes së pandemisë së COVID-19.
Kujtojmë se paraditen e së premtes, ministrja e Arsimit Besa Shahini vendosi që të shtynte datën e zgjedhjeve deri në një afat të pacaktuar për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore./cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit