Zgjedhjet në UT, Dhori Kule: Është detyrim ligjor, komandën tani e ka KIZ

Zgjedhjet në UT, Dhori Kule: Është detyrim…

Dekani i Fakutltetit të Ekonomisë, Dhori Kule ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me debatin për zgjedhjet e reja në Universitetin e Tiranës.

Kule ka thënë se zgjedhjet janë detyrim ligjor dhe se tashmë është në dorën e KIZ të zbatojë vendimet e ministrisë së Arsimit, duke shtuar se procesi nuk varet nga dëshirat e askujt.

“Patjeter. Eshte detyrim ligjor. Nuk varet nga deshira e auoriteteve dhe organeve te universiteteve. Ne mund te kemi deshire te mos behen zgjedhje por nuk varet nga ne. Komanden tani e ka KIZ. Te gjitha Universitetet Publike po zbatojne urdherin e ligjshen te ministres per zhvillimin e zgjedhjeve”, tha Kule.

Kundër këtij procesi ka dalë rektori aktual, Mynyr Koni i cili tha dje se veprimi i kryer nga këta persona që në fakt, janë personel akademik i Universitetit të Tiranës, është një veprim i paprecedentë, krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit