Zgjedhjet Parlamentare në Serbi, dominimi i Vuçiçit dhe bojkoti i opozitës

Zgjedhjet Parlamentare në Serbi, dominimi i Vuçiçit…

Nga Guy Delauney

Pengimi nga koronavirusi nuk është e vetmja gjë që zgjedhjet parlamentare të Serbisë kanë të përbashkët me rifillimin e Premier Ligës Angleze. Rezultati final, që është përtej çdo dyshimi serioz për njërën është dhe për tjetrën. Por ndërsa Liverpool FC së shpejti duhet të konfirmojë titullin e tyre të parë në 30 vjet, Aleksandar Vuçiç thjesht do të zgjasë kohën e një skuadre mbizotëruese e cila tashmë shtrihet pothuaj në një dekade.

Presidenti i Serbisë filloi garën e tij fituese në vitin 2012, kur Partia e tij Progresive (SNS) u bë partneri i primar në një koalicion qeverisës. Posti i tij zyrtar atëhere ishte zv/ kryeministri, por ishte e qartë që nga fillimi që Z. Vuçiç po drejtonte skenën politike.

Por, pavarësisht sukseseve të tij, e kaluara e presidentit na tregon që një pjesë e konsiderueshme e serbëve nuk do ta pranojnë kurrë atë si udhëheqësin e tyre. Z. Vuçiç shërbeu si ministër informacioni në regjimin shkatërrues të Slobodan Millosheviçit, presidenti i cili kryesoi shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë në vitet 1990. Kërkesë-faljet e mëpasshme dhe retorika e tij në një politikë pro-BE nuk i bindi kritikët.

Një fitore e SNS në zgjedhjet e vitit 2014 i lejoi Vuçiçit të bëhet kryeministër. Tre vjet më vonë ai u transferua në presidencë, duke emëruar Ana Brnabiç si Kryeministre por, duke mbajtur një pushtet të fortë mbi ekzekutivin.

Partitë e opozitës pretendojnë se dominimi i Z. Vuçiç ka filluar të mbysë demokracinë e re të Serbisë. Shumë prej tyre po bojkotojnë votimin e së dielës sepse thonë se kushtet për një zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ekzistojnë.

Dragan Djilas, një ish-kyebashkiak i Beogradit i cili tani drejton Partinë e Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), e ka etiketuar zgjedhjet si një “votim rreng dhe tallës“, duke thënë se mbizotërimi i SNS, partisë së Vuçiçit, në media do të thotë që votuesit nuk mund “të dëgjojnë diçka ndryshe“.

Një aktivist tjetër i opozitës, Dobrica Veselinoviç i lëvizjes “Mos lejoni që të mbytet Beogradi”, i tha BBC-së se “kushtet e padrejta” ishin prapa vendimit të forcës së tij për të bojkotuar zgjedhjet.

Ai tha se çdo përpjekje për të hapur dialog me qeverinë dështon dhe institucionet nuk duan të dëgjojnë ato që kërkojnë qytetarët.

Eric Gordy, një specialist i Ballkanit në Universitetin College London, thotë se bojkoti i pjesshëm i opozitës, dhe parashikueshmëria e rezultatit, po dëmtojnë kredencialet demokratike të Serbisë.

“Kushti i parë për zgjedhje demokratike është që më shumë se një rezultat të jëtë i mundur, por këtë herë, nuk ka aspak suspancë“, thotë ai.

Por Prof. Gordy beson se opozita është në rrugën e gabuar, në besimin e tyre se bojkoti do të dëmtojë legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Që ajo të ketë sukses, ata do të duhet të kenë një audiencë e cila është e interesuar për legjitimitetin, nga publiku vendas dhe ndërkombëtarët. Por asnjëra prej tyre nuk duket se shqetësohet shumë nga legjitimiteti i zgjedhjeve, dhe ata nuk kanë shumë besim te opozita në krijimin e një legjitimiteti më të madh se partia që po qeveris tani “.

Në të vërtetë, bojkotim ose jo bojkotim, opozita politike është një lëmsh i vërtetë.

Partia Demokratike (DS) u nda pas humbjes së pushtetit në vitin 2012, me parti të shumta të reja që formoheshin rreth figurave kryesore si Dragan Djilas dhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.

Bojkoti nuk ishte një propozim tërheqës për votuesit, madje edhe para se DS-ja dhe gjoja e majta e mesme SSP të bashkohej me partitë e tjera përfshirë nacionalistët e ekstremit të djathtë, Dveri, në “Aleancën për Serbinë“. Mos pjesmarrja ne zgjedhje do të thotë që bashkimi i këtij koalicioni të çuditshëme nuk do të vihet në provë.

Aleanca gjithashtu refuzoi të marrë pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Parlamenti Europian (PE), i cili synonte të bindte qeverinë të adresonte ankesat e opozitës ndërsa po shkonte drejt një bojkoti.

Tanja Fajon, e cila kryeson delegacionin e PE për marrëdhëniet me Serbinë, i tha BBC-së se i vjen keq për mungesën e partive të Aleancës në votim. “Është e rëndësishme që pas zgjedhjeve të sigurohemi se do të ketë një dialog të vërtetë në parlament, dhe ne nuk do të futemi përsëri në situatë kur opozita është në rrugë dhe jo duke punuar në parlament.”

“Serbia është një vend thellësisht i polarizuar, shumë njerëz që janë të pakënaqur kanë frikë të shprehin mendimet e tyre. Nëse keni një qeveri e cila është shumë e fortë, me opozitarizëm tejet të fragmentuar, është e vështirë të keni një demokraci të duhur.”

Presidenti Vuçiç nuk është vetë kandidat të dielën. Por slogani i kandidatit të drejtuar nga SNS pasqyron statusin e tij të pakrahasueshëm: “Aleksandar Vucic – Për fëmijët tanë”.

Udhëheqësi i Serbisë premton “përshpejtimin e integrimit europian”, duke përmirësuar kushtet ekonomike dhe duke u dhënë të rinjve një arsye për të qëndruar në vend.

Por gjetja e një mënyre për të rikthyer besimin në demokracinë serbe mund të jetë po aq e rëndësishme./BBC/ Burimi: Mapo.al/ 

*Guy Delauney, Korrespondent i Ballkanit për BBC

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit