Zgjedhjet presidenciale 2024, Donald Trump zbulon programin

Zgjedhjet presidenciale 2024, Donald Trump zbulon programin

Kur Donald Trump kandidoi për president herën e parë, biznesmeni dhe figura e njohur televizive u pa si përçarës. Ndërsa u përball me humbje në zgjedhjet e vitit 2020, ai vendosi të mos pranoi rezultatin e zgjedhjeve. Tani, teksa ka filluar fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ai po reklamon ato që i quan arritje të tij nga mandati i parë, së bashku me planet e reja politike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell njofton nga Uashingtoni.

Donald Trumpi është pretendenti i parë zyrtar në garën presidenciale të 2024-ës në SHBA. Ai po e përdor fushatën për të shitur vizionin e tij për Amerikën. Trump përdor shpesh nota superlative në fjalimet e tij. Ai e bëri këtë rreth politikës së tij të imigracionit:

“Ne do të rivendosim dhe sigurojmë kufijtë e Amerikës ashtu siç i kishim më parë, me sigurinë më të madhe ndonjëherë”, tha zoti Trump.

Ai foli edhe për planet ekonomike dhe shfaqi qëndrimet e tij për sundimin e ligjit.

“Ne do të ndërtojmë sërish ekonominë më të madhe ndonjëherë”.

“Unë kërkoj menjëherë dënimin me vdekje për trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore”, tha ish presidenti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit