Zgjedhjet vendore, Berisha jep afat për primaret

Zgjedhjet vendore, Berisha jep afat për primaret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në konferencën me partinë “simotër” suedeze foli mbi zgjedhjet vendore.

Ai u shpreh se se primaret brenda partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie kanë afat deri ne fund të muajit tetor.

Berisha theksoi se PD duhet të bëjë gjithçka që simpatizantët të votojnë.

Përpjekje të mëdha do bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shkohet te të tjerat. Nuk ka shumë procedura burokratike. Ne mirëpresim vetë kandidimet, mirëpresim propozimet. Do jetë garë e hapur. Do bëhen listat e simpatizantëve. Kanë shumë rëndësi. Nuk bëhen nga kryesitë, as nga drejtimi qendror, por nga seksionet e PD-së.

Çdo seksion do regjistrojë simpatizantin, atë që bashkëpunon gjatë fushatës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët të votojnë. ua premtuam gjatë këtij viti, e sanksionuam në statut dhe duhet t’i qëndrojmë premtimit tonë. Zbatimi i saj ka rëndësi shumë të madhe, në respekt të përfaqësimit, të ligjit që zbatojmë”-tha Berisha.

Më tej, kreu demokrat tha se partitë e djathta po riktheheshin në pushtet në të gjithë Europën.

Berisha shtoi se shoqëritë janë të mërzitur nga qeveritë e majta.

Kemi miqtë tanë të cilët famirësisht po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Europës, në Suedi, në Itali, në Bullgari. E pamohueshme se shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta të cilët kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armën e tyre kryesore përkundër nesh që kemi vlerat dhe qytetarin të parin”– u shpreh Berisha

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit